Site icon Telegrafi

Anglezët, ‘viktimat’ e preferuara të Messit – 22 gola ndaj tyre

Ylli argjentinas ka shënuar më së shumti gola përballë skuadrave angleze.

Në shortin e sotëm të Ligës së Kampionëve, është përcaktuar që Barcelona të ndeshet me Manchester United.

Ajo që bie në sy janë paraqitjet e Lionel Messit në përballjet me skuadrat angleze, që mbeten viktima e preferuar të argjentinasit.

Ndaj ekipeve të Ligës Premier , Messi ka realizuar gjithsejtë 22 gola.

Arsenali është ekipi që ka pranuar më shumë gola nga argjentinasi, plot nëntë.

Kurse ndaj Manchester United ai ka realizuar dy gola në dy finale të ndryshme, më 2008 dhe 2011. /KP/

Golat e Messit ndaj skuadrave angleze

Arsenal (9)

Manchester City (6)

Chelsea (3)

Manchester United (2)

Tottenham (2)

Exit mobile version