Angel Gomes thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Manchester United në këtë verë.
Talenti i Djajve të Kuq kishte shpresuar që të inkuadrohej më shumë në skuadrën e parë, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
Gomes kishte disa paraqitje të mira në ndeshjet parasezonale, duke shënuar madje gol ndaj Tottenham Hotspurit, por kjo nuk i ndihmuan të ishte rregullisht së paku në bankën rezervë.
Nga kjo situatë, lojtari dëshiron të largohet nga Old Trafford, derisa ka zgjuar interesimin e skuadrave si Chelsea, Barcelona, Arsenal dhe Borussia Dortmund.
United nuk dëshiron të humb shërbimet e talentit dhe po planifikon që t’i ofrojë një pagë prej 30 mijë eurosh në javë.
Besohet se kjo ofertë nuk do të bind lojtarin që të qëndrojë në klub, derisa thuhet se i pëlqen ideja e Frank Lampardit te The Blues në inkuadrimin e lojtarëve të rinj në skuadrën e parë dhe mund të kalojë në Stamford Bridge. /Telegrafi/