Telegrafi

Ancelotti tregon për dhuratën që ia kishte dhënë Klopp para finales së Ligës së Kampionëve

(Foto: Getty)

Carlo Ancelotti ka treguar se çfarë dhurate i kishte dhënë Jurgen Klopp para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve të sezonit 2021/2022.

Strategu italian dhe Real Madridi i tij do të ndeshen sërish me Liverpoolin të martën mbrëma në kuadër të 1/8 së finales në garën elitare për klube.

Gjatë intervistës për Sky Sport Italia, Klopp kishte thënë se ia ka dhënë një dhuratë Ancelottit para finales së majit 2022, ndërsa më pas trajneri i Los Blancos ka treguar se çfarë dhurate ishte ajo.

(Foto: Getty)

“Ishte një cigare elektronike”, ka treguar 63-vjeçari për Sky Italia.

Lexo po ashtu Formacioni i kombinuar me lojtarët e Liverpoolit dhe Realit para duelit mes tyre

“Klopp është një person shumë i këndshëm. Kemi qenë bashkë në Liverpul gjatë pandemisë dhe i kemi dërguar mesazhe njëri-tjetrit, si edhe dhurata”, ka thënë tutje Ancelotti.

(Foto: Getty)

Megjithatë, kësaj radhe ai nuk ka marrë me vete një dhuratë për Klopp, siç kishte pritur strategu gjerman.

“Do t’ia jap një në Madrid”, ka thënë trajneri i Realit duke qeshur. /Telegrafi/