Telegrafi

Ancelotti nuk e lejon largimin e Sanchesit

Renato Sanches duket se do të jetë pjesë e Bayern Munichut edhe gjatë sezonit 2017/2018.

Ndërkohë që spekulohet se mesfushori ka vendosur t’i bashkohet Milanit, raportohet se Carlo Ancelotti ka vendosur ta mbajë në ekip edhe për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Futbollisti i Interit këshillon Sanchesin që t'i bashkohet Milanit

Rossonerët kanë qenë në garë me Chelsean për të siguruar nënshkrimin e 19-vjeçarit.

Trajneri italian citohet të ketë thënë se Sanches do të qëndrojë te bavarezët edhe pas përfundimit të afatit kalimtar.

Sanches u transferua te Bayerni në verën e kaluar nga Benfica. /Telegrafi/