Site icon Telegrafi

Ancelotti: Kurrë nuk do të jem trajner i Barcës ose Interit

GENEVA, SWITZERLAND - APRIL 20: Head Coach Carlo Ancelotti looks on during the Press Conference of Match for Solidarity on April 20, 2018 at Grand Hotel Kempinski in Geneva, Switzerland. (Photo by Robert Hradil/Getty Images)

Carlo Ancelotti ka zbuluar se një ditë do ta stërvit kombëtaren italiane, por dy klube evropiane.

Trajnerit iu ofrua roli i kryetrajnerit të Italisë pasi Azzurrët nuk arritën të kualifikohen në Kupën e Botës, por 58-vjeçari refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e Napolit.

“Unë kurrë nuk kam drejtuar një ekip kombëtar dhe herët a vonë do të doja. Kohët e fundit unë u kontaktova nga Italia, por preferova të zgjedh një klub sepse ende dua të stërvit çdo ditë”.

“Unë e kam stërvitur Real Madridin në karrierën time, kështu që do të refuzoja të punoja për Barcelonën”.

“E njëjta gjë vlen edhe për Interin: Unë kurrë nuk do t’i stërvit ata për shkak të së kaluarës sime me Milanin”, tha italiani për mediat meksikane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Carlo Ancelottit

Këtë të fundit nuk e ka përjashtuar ta drejtoj një ditë kur përfundimisht do të vendos të drejtoj kombëtaret.

Theksojmë se Ancelotti është një ndër trajnerët mv të suksesshëm në botë duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm të botës për klubet. /Telegrafi/

Exit mobile version