Telegrafi

Ancelotti godet keq Barcelonën, Interin dhe Atleticon

Carlo Ancelotti ka deklaruar se ai nuk mundet kurrë të trajnoj skuadrën e Atletico Madrid apo Barcelonën dhe aq më pak të trajnoj Interin apo Lazion.

Trajneri italian ka befasuar me deklarata e tij të fundit, ku ka thënë se nuk mund të trajnoj skuadrat e mëdha si Barcelona, Interi, Atletico Madrid dhe Lazio, pasi ka të kaluar te mirë me Milanin, Real Madridin dhe Romën.

“Jo, unë kurrë nuk do të trajnojë Atleticon apo Barcelonën. I respektoj historinë, por nuk mund ta bëjë këtë, ashtu sikurse nuk mund të trajnoj Interin apo Lazion në Itali, duke qenë një ‘Milanista’ si unë”, ka thënë Ancelotti për Marca, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ancelotti: Askund nuk është si te Reali (Foto)

“Kjo është historia ime dhe unë duhet ta respektoj atë. Unë i respektoj dhe nderoj shumë Atletico dhe Barcelonën, por nuk mund të punojë me ta pasi kam kaluar dy vite e gjysmë me Real Madridin”, përfundoi trajneri italian.

Ancelotti shpesh ka thënë se ai do që një ditë të jetë trajneri i Romës, pasi si futbollist ka luajtur shumë me klubin italian. /Telegrafi/