Milan dhe Juventus do të përballen sot (e diel) në kryendeshjen e xhiros së nëntë në elitën e futbollit italian.
Dy skuadrat janë ndër pretendentët kryesorë për titullin e kampionit dhe do të luajnë në “San Siro” me fillim nga ora 20:45.
Do të jetë një përballje e zjarrtë ku si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët nga ky duel.
Lajmet për dy skuadrat
Milan:
Mike Maignan dhe Theo Hernandez janë të suspenduar për këtë ndeshje, teksa Samuel Chukwueze është bërë e ditur se do të jetë jashtë fushave për një muaj për shkak të lëndimit.
Marco Sportiello është jashtë kësaj ndeshje për shkak të lëndimit të pulpit dhe mes dy shtyllave pritet të aktivizohet Antonio Mirante.
Juventus:
Nicolo Fagioli është suspenduar për shtatë muaj pasi u vërtetua se u përfshi në bastvënie të paligjshme së bashku me disa lojtar të tjerë.
Juventus ka mirëpritur përsëri rikthimin e Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic pas pushimit më kombëtare, por dyshja braziliane Danilo dhe Alex Sandro nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë.
Fakte interesante rreth ndeshjes:
Milan ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Serie A.
Juventus ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e tyre të fundit në Serie A.
Juventus ka shënuar më pak se tre gola në tri ndeshjet e tyre të fundit në Serie A.
Parashikimi
Milan 1-1 Juventus
Formacionet e mundshme
AC Milan (4-3-3): Mirante; Calabria, Thiaw, Tomori, Florenzi; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.
Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; McKennie, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Milik./Telegrafi/