Site icon Telegrafi

Amerikanët dhe gjermanët nuk e kanë më pasaportën “më të fuqishme”

Qytetarët e Japonisë dhe Singaporit kanë pasaportat “më të fuqishme” në botë dhe ndajnë vendin e parë kur bëhet fjalë për udhëtimin pa viza në vende të tjera.

Shtetasit e këtyre vendeve pa viza mund të udhëtojnë në më shumë se 189 vende.

Të dyja vendeve u është dhënë leja për të udhëtuar në Uzbekistan dhe kështu kaluan Gjermaninë, e cila mbajti pozitën e parë që nga viti 2013. Henley Pasport Index renditi të gjitha vendet e botës bazuar në destinacionet që qytetarët e tyre mund të vizitojnë pa viza.

Koreja e Jugut dhe gjashtë vende të Bashkimit Evropian Suedia, Finlanda, Italia, Spanja, Danimarka dhe Franca u renditën në vendin  e tretë.

Vendin e katërt e ndajnë Britania e Madhe, SHBA, Norvegjia, Austria, Luksemburgu, Portugalia dhe Holanda, transmeton Independent. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version