Ambasadorja britanike në Ukrainë, Mel Simmons, është larguar nga ky vend për shkak të “situatës serioze sa i përket sigurisë”.
Lajmin e ka konfirmuar Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, e cila u pyet për këtë çështje nga Komitetit për Punë të Jashtme, transmeton Telegrafi.
Ambasadorja ishte zhvendosur më herët në Lviv në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke lënë Kievin pas fillimit të pushtimit rus.
Ndërkaq ky vend ka hyrë në ditën e 12-të të luftimeve të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, ku granatimet nuk kanë pasur të ndalur. /Telegrafi/
The Foreign Secretary told MPs all UK diplomatic missions Ukraine have now closed.
"Our ambassador has left Ukraine because of the serious security situation," she said.
[For avoidance of confusion – the ambassador HAD moved to Lviv from Kyiv. She HAS now left country completely]— Deborah Haynes (@haynesdeborah) March 7, 2022