Site icon Telegrafi

Ambasadori ukrainas në Britani: Kemi nevojë për më shumë armë anti-tank me rreze të gjatë veprimi

Ambasadori i Ukrainës në Britani të Madhe, ka deklaruar vendi i tij ka nevojë më shumë për armë anti-tank me rreze të gjatë veprimi.

Vadym Prystaiko ka thënë për Sky News, se ushtria ukrainase ka nevojë për më shumë armë nëpër depot e saj ushtarake, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu "Ky tank u qëllua nga kjo gjë e bukur", ushtari ukrainas falënderon Britaninë për armët anti-tank NLAW

“Nuk kemi mjaftueshëm armë. Po na shpenzohen”, tha ambasadori ukrainas në Britani.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i ka bërë thirrje vendeve perëndimore për asistencë ushtarake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version