Telegrafi

Ambasada italiane në Kosovë pret në takim MC Kreshën dhe Lyrical Son

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka pritur në takim dy reperët e njohur, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada italiane njoftuan për takimin e zhvilluar me dy reperët nga Kosova teksa publikuan edhe disa fotografi.

Mes tjerash, në takim u diskutua edhe për mundësinë e sjelljes së artistëve nga Italia në Kosovë dhe anasjelltas.

Tutje, në shkrim thuhej se janë të emocionuar për bashkëpunimin mes palëve për koncerte.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kishim kënaqësinë të prisja MC Kreshën dhe Lyrical Son në Ambasadën tonë. U shijuan njohuritë e tyre për Italinë (qytetet, muzikë, futbollin) dhe diskutuan idetë për të sjellë më shumë artistë italianë në Kosovë dhe anasjelltas. Bashkëpunim emocionues koncertesh përpara”, thuhej në postim. /Telegrafi/