Telegrafi

Alves për Ronaldon: Tashmë që nuk jam te Barcelona, mund të them se e dua Cristianon

Dani Alves ka shprehur admirimin e tij për Cristiano Ronaldon në një intervistë të fundit.

Braziliani dhe portugezi ishin rivalë të ashpër në fushë për shumë vite gjatë kohës së tyre te Barcelona dhe Real Madrid respektivisht.

Të dy lojtarët tani kanë ecur përpara. Alves, tani 39 vjeçar, është duke luajtur në Meksikë për Unam.

Lexo po ashtu Harrojeni debatin Messi - Ronaldo, tani bëhet fjalë për Haaland - Mbappe

Ndërkohë Ronaldo u largua nga Real Madrid në vitin 2018 dhe vazhdon të luajë në nivelin më të lartë me Manchester United.

Me dy lojtarët që nuk janë më rivalë, Alves tani ka folur shumë mirë për sulmuesin legjendar.

“Unë e dua Cristianon. Tani nuk është më Barça vs Madrid, sepse gjithmonë duket se nuk mund të flasësh, tani nuk jam atje, mundem. Cristiano na ilustron të gjithëve se nuk kemi nevojë të kemi aq shumë cilësi, saqë me punë të palodhur mund të garojmë edhe kundër më të mirëve. Ai e ilustron atë”, ka deklaruar Alves.

Lexo po ashtu Nga Cristiano Ronaldo te Casemiro: Si ia doli Real Madridi të fitonte mbi një miliard euro nga shitja e yjeve

“Unë e respektoj shumë atë dhe një ditë luajta kundër tij dhe pata rastin t’ia tregoja atij. Ka qenë një kohë që kam tentuar ta përshëndes dhe ai nuk më ka përshëndetur, që një herë krijon polemika. Në një ceremoni të Topit të Artë kishim edhe një mosmarrëveshje atje, ai nuk më përshëndeti, për shkak të gjithë zhurmës që po ndodhte atje. Ata thanë se nëse nuk e respektoj, pse do të më bënte mua. Si mund të mos respektoj një djalë që ka luajtur me punën e tij të palodhur”, shtoi ai.

Alves vazhdoi duke deklaruar se ai ishte më shumë si Ronaldo si lojtar sesa Messi.

“Nëse do të bënit një krahasim, unë si lojtar, do të isha më pranë Cristianos sesa Leos. E them këtë pasi po identifikohet më shumë me Cristianon në bazë të punës. Ishte ajo që bëra gjatë jetës sime, punë për të arritur atje ku arrita. Nuk ishte talent i pastër. Kishte një përqindje të tillë, por gjëja më e madhe ishte puna e vështirë”, potencoi Alves.

Lexo po ashtu Gara e Messit me Alvesin për fitimin e trofeve, argjentinasi është afruar dukshëm

“Kjo është ajo që bën Cristiano. Ai ka talent. Por, puna e tij është ajo që e lejon atë të konkurrojë me Messin dhe këdo tjetër. Si mund të mos e respektoj atë? Por, sigurisht, te Barca dhe Madridi ndodh një gjë e tillë”.

Vetëm javën e kaluar, Alves e emëroi Ronaldon si kundërshtarin e tij më të ashpër ndonjëherë.

“Ai nuk të lë të marrësh frymë për asnjë sekondë. Nuk kam bërë shumë keq, por është e vështirë. Ai është një makinë shënimi”, kishte deklaruar Alves për Marcan.

Të dy patën kaq shumë beteja në fushë, por admirimi që Alves ka për Ronaldon është i shkëlqyeshëm për t’u parë. /Telegrafi/