Telegrafi

Alves mohon incidentin me Bonuccin (Foto)

Dani Alves është kthyer kundër mediumit ‘RMC’ pas një informacioni në të cilin thuhej se braziliani dhe Leonardo Bonucci ishin gati për të rrahur para përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Sipas këtij mediumi, Mario Mandzukic zbuloi se çfarë ndodhi në pushimin mes dy pjesëve në mes të Alvesit dhe Bonuccit.

Lexo po ashtu Mandzukic tregon të vërtetën rreth largimit të Bonuccit dhe Alvesit

“Bonucci shkoi tek Dani dhe i tha atij se ai do të thyejë këmbët nëse nuk e ndal muzikën. Braziliani u përgjigj se nëse ai humb finalen, prapë do të ketë tre Liga të Kampionëve dhe Bonucci asnjë”.

Pas kësaj të dy futbollistët filluan një konfrontim deri sa erdhi trajneri Max Allegri dhe i ndau ata, duke u bërë të qartë se nuk u intereson se kush e ka filluar këtë, por se në fund të sezonit të dy do të largohen.

Megjithatë, pasi dolën këto fjalë, sulmuesi kroat u përkujdes që t’i mohoj ato, duke postuar në rrjetet sociale gjithçka rreth këtij rasti.

“Unë kurrë nuk kam thënë këtë lloj gjëje dhe kush më njeh mirë e di se nuk do të flisja prapa shpinës së dikujt. Nëse doja të thosha diçka do ta bëja në fytyrë”, shkruhet në postimin e Mandzukicit.

Rrjeti i madhe mediatik ESPN ka përsëritur këtë histori, kështu që Dani Alves nisi një mesazh në rrjetet sociale për të sqaruar gjithçka.

“Për informacionin tuaj, ishim së bashku të gjithë duke vuajtur dhe duke komentuar humbjen deri në orën 6 të mëngjesit, mos gjuani m** pa e ditur se çfarë ka ndodhur!”, ka shkruar Alves në postimin e tij. /Telegrafi/