Site icon Telegrafi

Alonso e mendon largimin nga Chelsea, drejt rikthimit në Serie A

Marcos Alonso. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Marcos Alonso mund të largohet nga Chelsea qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë spanjoll nuk ka pasur hapësira të shumta nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard që preferon italianin Emerson Palmieri.

Kjo ka bërë që reprezentuesi spanjoll të mendojë largimin nga Chelsea për tu transferuar në një skuadër ku do të kishte më shumë hapësira.

E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Serie A, pasi Interi dhe Juventusi janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për të.

Marcos Alonso. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në të gjitha garat, ku shumicën nga to është inkuadruar nga banka rezervë.

Alonso ka një kontratë afatgjate deri në vitin 2023 me Chelsean dhe për ta lënë të lirë, londinezët po kërkojnë rreth 30 milionë euro.

Në rast transferimi në Serie A, për spanjollin do të ishte një rikthim në kampionatin italian pasi ka qenë pjesë e Fiorentinës nga viti 2013 deri më 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version