Telegrafi

Alonso e ka kontratën në duar, por çfarë po pret Barcelona

Barcelona është duke punuar shumë që të nënshkruajë me Marcos Alonson, por kjo pritet të ndodhë vetëm në javën e ardhshme.

Gjiganti katalanas ende nuk ka arritur t’i regjistrojë pesë transferimet e reja dhe dy rinovimet e kontratave.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Barcelona sapo të marrë dritën e gjelbër nga La Liga, do të firmosë me të gjithë lojtarët.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Andaj, kur të përfundojë ky proces, Alonso do të jetë lojtar i Blaugranasëve, në një kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Marrëveshja me Chelsean ka përfunduar qysh nga java e kaluar, derisa Alonso ka kontratën e tij në duar.

Lojtari nga fillimi i këtij viti ishte në bisedime me Barcelonën dhe ai do t’i bashkohet Andreas Christensenit, që u larguar si i lirë nga Blutë. /Telegrafi/