Site icon Telegrafi

Allegri te Real Madridi, Zidane te Juventusi?

Allegri - Zidane (Getty Images/Guliver)

Massimiliano Allegri po planifikon të marrë përsipër Real Madridin sezonin e ardhshëm, me Zinedine Zidane që e zëvendëson atë në Juventus, ka thënë Luciano Moggi.

Këto thashetheme ka kohë që janë duke bërë qarkullim, por dita ditës vazhdon të rritet me intensitet.

Manchester Unitedi hoqi dorë nga Jose Mourinho, duke bërë që raportet ta cilësojnë Zidanen si një kandidat serioz për stolin e anglezëve.

Lexo po ashtu Zidane: Shpresoj të vijë shpejt dhe të kalojmë kohë së bashku, forca Juve!

Por, është sugjeruar që legjenda franceze i ka dhënë fjalën e tij Juventusit për të punuar si trajneri, pasi luajti aty në mes viteve 1996-2001.

Zidane në kohën sa luante te Juventusi

Moggi ishte drejtor në Juventus kur Zidane po luante me italianët dhe ai e mbështeti historinë kur fliste në televizionin italian 7 Gold mbrëmjen e së mërkurës.

Allegri mund ta marrë drejtimin e Mbretërve (Foto: Getty Images)

Allegri konfirmoi se ai kishte hedhur poshtë një veprim në Real Madrid verën e kaluar, pasi ai kishte një biznes të papërfunduar në Torino, veçanërisht një tjetër shtytje për Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Zidane kthehet së shpejti si trajner, thotë djali i tij Enzo

Julen Lopetegui u punësua në vend të kësaj dhe u shkarkua pas një nisjeje të dobët në sezonit dhe pastaj u zëvendësua nga Santiago Solari.

Vera e vitit 2019 pritet të jetë i nxehtë në aksin Madrid-Torino, pasi të dyja skuadrat pritet të kenë trajner të ri, varësisht prej ecjes së sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version