Site icon Telegrafi

Allegri sqaron frazën “policët dhe hajdutët” që iu referua Interit: Ishte shaka, është një lojë fëmijësh

Pas fitores ndaj Sassuolos, Juventusi kthehet  rikthehet në fushë ndaj Lecces, një tjetër test për Zonjën e Vjetër që kërkon të mbetet në garë për titull.

Massimiliano Allegri foli në konferencën për shtyp, duke nisur nga fraza tashmë e famshme që përdori një javë më parë për “policët dhe grabitësit”, duke iu referuar Interit që po ikën dhe Juventusit që po e ndjek.

“Fraza për policët dhe hajdutët? Nuk shkaktoi diskutime, pasi diçka ishte argëtuese. Ishte thjesht një shaka pas ndeshjes e përdorur si metaforë, ishte për një lojë fëmijësh, një ekip që është përpara dhe një që ndjekje. Qëllimi ynë i vërtetë është të arrijmë kampionët”, deklaroi Allegri.

Tutje trajneri i njohur nuk pranoi të flas për titullin e kampionit, duke thënë që objektiv mbetet kthimi në Ligën e Kampionëve.

“Scudetto? Nuk mund të flasim ende për këtë, le të mendojmë fillimisht për Lecce. Në 4 ndeshjet e fundit jashtë kemi pranuar gjithmonë gola, nesër duhet të kemi kujdes që të mos pësojmë gola dhe do të jetë e vështirë. Ka ende shumë pikët që mungojnë për Liëgn e Kampionëve, ky është objektivi ynë”, deklaroi Allegri.

Lexo po ashtu Allegri thumbon rëndë Interin: Hajdutët ikin dhe policët ndjekin

Në fund ai konfirmoi se Adrien Rabiot dhe Federico Chiesa do të mungojnë ndaj Lecces. /Telegrafi/

Exit mobile version