Max Allegri ka deklaruar se Juventusi ka bërë një marrëveshje të jashtëzakonshme nga shitja e Paul Pogba te Manchester United për 105 milionë apo 89.2 milionë funte.
Mesfushori francez erdhi si një futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Unitedin skadon në verën e vitit 2012, por u shit përsëri te skuadra nga Old Trafford për një rekord botëror prej 105 milionë euro plus 5 milionë bonuse.
“Klubi ka një bërë marrëveshje të jashtëzakonshme nga pikëpamja financiare”, ka thënë Allegri për JTV, transmeton Telegrafi.
“I uroj atij fat të shumë të mirë dhe ndoshta ne do të takohemi në Ligën e Kampionëve në të ardhmen. Ai kishte sezone të mëdha, shumë rritje dhe mund ta bëjë këtë përsëri në të ardhmen”.
Megjithatë ende ka një debat se kush ia paguan komisionin agjentit Mino Raiola, që besohet të jetë rreth 20-25 milionë euro.
Juventus ka lëshuar një deklaratë financiare që konfirmon se fitimi i tyre për shitjen e Pogbas ishte përfundimisht 72.6 milionë euro apo 61.75 milionë funte.