Telegrafi

Allegri: Sandro nuk do të lëvizë nga Juve

Massimiliano Allegri ka thënë se Alex Sandro nuk do të largohet nga Juventusi këtë verë.

Chelsea e ka kërkuar vazhdimisht futbollistin anësor, mirëpo trajneri ka vendosur ta ketë në skuadër edhe për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Chelsea nuk ndalet, ka gati 68 milionë për Alex Sandron

“Klubi është duke menduar për tregun. Jemi duke shqyrtuar gjithçka”.

“Alex Sandro është lojtar i Juves, ai është i jashtëzakonshëm dhe nuk do të lëvizë nga këtu”, ka thënë Allegri.

Sandro u transferua te Bianconerët në verën e vitit 2015 nga Porto. /Telegrafi/