Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se Roma është “klubi i duhur” për Paulo Dybala pasi Giallorossët sot zyrtarisht njoftuan ardhjen e sulmuesit argjentinas.
U flit shumë se ai do të kalojë te Interi, por Roma sot njoftoi se Dybala u bashkua me ta me një kontratë tre vjeçare.
Allegri i afroi argjentinasin në Juventus ka thënë se ishte lëvizja e duhur për të dhe i uroi suksese ish lojtarit të tij.
“Unë besoj se është klubi i duhur për të dhe i uroj atij fat të mirë. Ai është një lojtar që i ka dhënë shumë Juventusit dhe mendoj se do të bëjë shumë mirë te Roma”, ka thënë Allegri për DAZN.
I pyetur për të elaboruar se pse ai ndjeu se Roma ishte klubi i duhur, ai shtoi: “Ai është një lojtar shumë teknik, së bashku me [Tammy] Abrahamin në sulm. Pastaj është [José] Mourinho, i cili është shumë i mirë”.
💎 21 🔥 pic.twitter.com/ZrS6nEnega
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 20, 2022
Dybala iu bashkua Juves në vitin 2015 në fund të sezonit të parë të Allegrit në krye të Bianconerëve. /Telegrafi/