Telegrafi

Allegri pyetet për vlerën e madhe të Pogbas dhe Higuainit, ndërsa përgjigjja e tij ishte interesante

Pas fitores në miqësore ndaj Tottenahmit me rezultat 2-1, trajneri i Juventusit, Massimo Allegri, nuk ka shpëtuar pa u pyetur edhe për çmimin astronomik të Paul Pogbas dhe Gonzalo Higuain.

“Unë nuk i vendosi vlerat e lojtarëve. Këtë e bën tregu i transferimeve”, ka thënë tekniku italian.

Lexo po ashtu Formacioni i ëndrrave, real dhe i çuditshëm i Juventusit për sezonin e ri (Foto)

Kalimi i Pogbas te Manchester Unitedi pritet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, ndërsa i Higuain te Juve 95 milionë euro.

Në rast se këto dy transferime ndodhin, atëherë do të thyejnë dy rekorde. Francezi do të bëhet lojtari më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë, kurse argjentinasi në Itali. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët që Juventusi i largoi para kohe (Foto)