Site icon Telegrafi

Allegri pas fitores në finale ndaj Milanit: Ndeshje e jashtëzakonshme

Massimiliano Allegri (Foto: Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas fitores ndaj Milanit në finale të Kupës së Italisë ka thënë se skuadra e tij arriti të bëjë paraqitje të jashtëzakonshme.

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 4-0, për trofeun e katër radhazi në histori të klubit nga qyteti i Torinos.

“Ne kemi trofeun, djelmoshat arritën të bëjnë një ndeshje të jashtëzakonshme dhe merituan fitoren”, ka thënë Allegri për Rai Sport.

“Në ndeshje të tilla të duhet pak kohë për t’u futur në linjën e drejt, por ne gjetëm vijën e pasimeve dhe kështu u krijuan hapësirat”.

“Tani duhet të sigurojmë Scudetton matematikisht dhe të shijojmë këtë sezon të jashtëzakonshëm”, ka shtuar italiani.

Vlen të theksohet se Juve është skuadra më e trofeshme në Kupën e Italisë, me gjithsej 13-të trofe.

Në vendin e dytë renditet Roma me nëntë trofe, ndjekur nga Interi me shtatë.

Juve fitoi me rezultat 4-0 ndërsa gola u shënua nga Medhi Benatia, Douglas Costa dhe autogoli nga Nikola Kalinic. /Telegrafi/

Exit mobile version