Telegrafi

Allegri nuk flet për largimin e Pogbas, as ardhjen e Higuain

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka refuzuar që ta quajë të larguar Paul Pogban.

Spekulimet po rriten për një largim të Pogbas, teksa Higuain është afër kompletimit të kalimit të tij te Juventusi për 94 milionë euro.

Por, Allegri ka heshtur për këtë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Transferimet

“Unë nuk dua të flas për lajmet e merkatos”, ka thënë ai kur u pyet për Pogban.

Njëjtë Allegri refuzoi të flasë për Gonzalo Higuainin. /Telegrafi/