Massimiliano Allegri ka thënë se nuk e di nëse Paulo Dybala do të jetë apo jo lojtar i Juventusit në sezonin e ardhshëm.
‘La Joya’ u rikthye në formacionin e Zonjës së Vjetër në takimin ndaj Salernitanas duke e shënuar njërin nga dy golat e Bianconerëve.
“Raporti me Paulon dhe të gjithë lojtarët është i mirë. Ka shkëmbime opinionesh, unë jam gjithmonë i drejtpërdrejtë, por jam i këtillë për të mirën e lojtarëve, të cilët e dinë se e kanë besimin dhe admirimin tim”.
“Paulo ka ardhur si fëmijë nga Palermo, ai është bërë një lojtar i shkëlqyer. Nuk ka ndonjë problem”.
“Nuk e di nëse do të jetë apo jo lojtar i Juventusit, kjo është çështje e klubit. Ne flasim shpesh me klubin, nuk është vetëm kontrata e Paulos që po përfundon, por edhe Bernardeschit, De Sciglios, Perinit e Cuadrados”, ka deklaruar Allegri për DAZN.
Dybala ka kontratë me Juven deri më 30 qershor të këtij viti dhe që nga janari ka të drejtë të bisedojë me klubet e interesuara. /Telegrafi/