Telegrafi

Allegri llogarit në Pogban

Kryetrajneri i juventinëve, Massimiliano Allegri ka thënë se llogarit në Paul Pogbas.

Megjithëse Manchester United kërkon të blejë shërbimet e francezit 23-vjeçar, Allegri beson se ai do të qëndrojë në qytetin e Torinos, transmeton Koha.net.

Pogba po bëhet pazar me një çmim mjaft të lartë, 100 milionë funte dhe pagë 12 milionë funte në vit.

Përpos Manchester Unitedit në garë për mesfushorin francez është edhe gjiganti spanjoll Real Madrid.