Site icon Telegrafi

Allegri ka dy fjalë për Balotellin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka ofruar këshillë sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli.

Balotelli është në huazim te Milani nga Liverpooli dhe është në situatë jo të favorshme për të.

“Siç i kam thënë atij kur isha te Milani, Zoti i ndihmon atyre që e ndihmojnë veten. Mario është lojtar me potencial të lartë, ai është vetëm 25 vjeçar”.

“Unë nuk mund të them asgjë për të, sepse ai luajti mirë sa isha në drejtim të Milanit”.

“Ai u humb pak pas largimti tim. Ai është i ri, ka shumë kohë për të bërë mirë, është në dorën e tij”, potencoi Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version