Massimiliano Allegri ka pranuar se Juventusi e transferoi Cristiano Ronaldon, sepse është vendimtar dhe shënon gola të rëndësishëm.
Superylli portugez e vendosi ndeshjen e Superkupës së Italisë me golin e realizuar kundër Milanit duke ia siguruar Zonjës së Vjetër trofeun e parë në vitin 2019.
“Ishte një ndeshje atraktive me disa raste shënimi. Luajtëm ndaj një Milani të mirë, i cili na shkaktoi probleme, por pas kartonit të kuq është dashur të luanim më mirë dhe ta shënonim golin e dytë”.
“Ishte shumë nxehtë dhe e lodhshme, por ne e merituam ta merrnim në shtëpi trofeun falë një qasjeje të baraspeshuar”.
“E transferuam Cristiano Ronaldon, sepse ai është vendimtar she shënon gola të mëdhenj, por e gjithë skuadra bëri paraqitje të mirë”.
“Kishte disa kundërsulme, sepse është dashur të bënim më shumë lëvizje sikur te goli i anuluar i Paulo Dybalas”.
“Përkundër kësaj, ne po përpiqeshim të lëviznim shumë shpejt dhe e lejonim Milanin të bënte kundërsulme dhe na detyronte të ktheheshim shpejt prapa”, ka deklaruar Allegri për Rai Sport. /Telegrafi/