Site icon Telegrafi

Allegri: Icardi është lojtar i madh, tregu fillon pas Kupës së Botës

Mauro Icardi (Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Allegri pranon se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është një lojtar i madh, por këmbëngul se tregu i transferimeve fillon pas Kupës së Botës.

Icardi ishte subjekt i një lajmi shkëmbimi shokues me Gonzalo Higuain në shtypin italian të javës së shkuar, por një gjë e tillë u mohua më vonë.

Edhe Allegri u pyet për spekulimet rreth Icardit, të cilin e cilësoi si lojtarë të madh, teksa foli edhe për portierin Mattia Perin, mesfushorin e CSKA-s, Aleksandr Golovin dhe ish-lojtarin e Interit, Joao Cancelo.

Lexo po ashtu Marotta: Can brenda 10 ditësh, Icardi vetëm thashetheme

“Perin është një blerje e shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Allegri për Calciomercato.com.

Mauro Icardi (Getty Images)

“Golovin? Nga të dy videot që kam parë prej tij, ai duket i mirë për mua”.

“Cancelo? Juventusi gjithmonë lëviz mirë në treg edhe kur tregu mbyllet. Për fat të mirë këtë vit pritet ta kemi më herët një skuadër konkurruese”.

Lexo po ashtu Allegri lë të kuptohet se Juve do të përpiqet ta transferojë Cancelon

“Higuain-Icardi? Ata janë dy sulmues të mëdhenj dhe gjithmonë them se kur ka një Kupë të Botës, tregu fillon pas Kupës së Botës. Është e vështirë para atëherë”.

“Kupa e Botës gjithmonë tërheq lojtarë që do të kishim vlerësuar paraprakisht ndryshe”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Massimiliano Allegri në ndeshjen ndaj Interit në Allianz Stadium (Getty Images)
Exit mobile version