Skuadra e Juventusit nuk është ende e kënaqur me grupin e lojtarëve që ka, teksa kërkon të forcohet akoma më shumë në të ardhmen sidomos në sulm.
Drejtuesit e klubit bardhezi po mendojnë gjithnjë e më tepër për një partner në sulm të Gonzalo Higuian, teksa Mario Mandzukic duket se do të largohet.
Për të formuar një dyshe ‘vrasëse’ në sulm, Juventus ka piketuar sulmuesin Romelu Lukaku.
Belgu po shkëlqen tek Everton, teksa është njeriu gol i kësaj skuadre.
Ndërkohë edhe mosha e tij mjaft e re të e bën të mundshëm një investim të kampionëve italianë, me klubin anglez që kërkon jo më pak se 65 milionë euro për belgun.
Prapa tyre mund të luaj Paolo Dybala që është lojtari më në formë të Juve në dy vitet e fundit. /Telegrafi/