Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i gatshëm që t’i kthehet punës pas pauzës njëvjeçare, ndërsa është duke u shënjestruar nga Paris Saint-Germaini.
Strategu italian i ka rimbushur bateritë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, është duke e pritur ofertën më të mirë.
Ai preferon që të punojë në Itali për shkak të familjes, mirëpo e ka të vështirë ta gjejë një klub që i përmbush pritshmëritë e tij.
Emri i Allegrit ka qarkulluar edhe në Ligën Premier, ndërsa në javët e fundit është lidhur me Manchester Unitedin që pritet ta shkarkojë Ole Gunnar Solskjaerin në rast të moskualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Por, sipas La Stampa, drejtori i PSG-së, Leonardo, tashmë ka kontaktuar me ish-trajnerin e Milanit për ta zënë vendin e Thomas Tuchel nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/