Telegrafi

Allegri flet për lëndimin e Pogbas: Do ta kaloj lehtë, Juve do të luftojë vitin tjetër për trofe

Juventusi ka marrë një fitore shumë të vlefshme ndaj Cremoneses me rezultat të pastër 2-0.

Kjo fitore bardhezinjtë i lë më të qetë, pasi tani janë në pozitën e dytë me 69 pikë, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Lazio.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se ka qenë një ndeshje e vështirë, por tre pikët nga kjo përballje ishin shumë të rëndësishme.

“Kemi fituar një ndeshje të vështirë sepse Cremonese u mbrojt shumë mirë. Në pjesën e parë mund të kishim përdorur pak më shumë shpejtësi në momentin kur fitonim topin. Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe ishte një fitore e merituar, jam i lumtur”.

Lexo po ashtu Çfarë fatkeqësie për Paul Pogban: Mes lotëve lëshon fushën

Tutje Allegri foli edhe për lëndimin e Paul Pogbas, me mesfushorin francez që u largua nga loja i lënduar vetëm pas 24 minutash.

“Të gjithëve na vjen keq për Pogban. Ai po bënte mjaft mirë dhe kur doli ai nga loja kishim disa vështirësi. Normalisht që atij i vjen keq sepse bëri kaq shumë sakrifica, por ndjeu dhimbe dhe i duhej të ndalonte. Paul është një burrë me shpatulla të gjera që mund ta kapërcejë këtë lëndim”, tha Allegri.

“Çfarë duhet të bëjmë që sezonin tjetër të fitojmë titullin kampion? Së pari duhet të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Vitin tjetër duhet të fillojmë përsëri të luftojmë për pozitat e larta, por na duhet shumë qetësi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/