Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka paralajmëruar lojtarët e tij se loja kundër Torinos do të jetë ndryshe nga ajo kundër Chelseat.
Bianconerët vizitojnë Stadio Grande Torino pas tre fitoreve radhazi, dy në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve.
Ata mundën Spezia dhe Sampdoria javën e kaluar para se të merrnin të tre pikët kundër kampionëve të Evropës në Allianz Stadium të mërkurën.
“Nesër, tifozët kthehen në stadium dhe do të jetë një lojë e mirë. Duhet të rregullojmë renditjen, kemi një shans. Ne ende duhet të rregullojmë renditjen, jo ta rregullojmë plotësisht”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën për shtyp.
“Do të jetë loja e jetës së tyre, është një derbi dhe Torino do ta përgatisë atë në mënyrën më të mirë. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë dhe ta përgatisim atë edhe më mirë se atë kundër Chelseat. Do të jetë edhe më e vështirë”.
“Këto ndeshje janë si finale të vogla, ne duhet të bëjmë një hap tjetër të vogël përpara, nuk është e lehtë. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo kundër Chelsea”.
🎙 Allegri: "For Torino tomorrow will be like the match of a lifetime. It's the Derby and they're preparing for it to the maximum. It will be even more difficult than Wednesday."#ToroJuve
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 1, 2021
“Torino vrapon shumë, Ivan Juric po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ai i ka kaluar idetë e tij tek ekipi. Do të jetë një lojë e komplikuar, do të na duhet të kemi durim dhe të jemi në gjendje të luajmë lojën tonë për 95 minuta”.
“Ndeshja kundër Chelseat ishte e mirë, por nesër ne kemi nevojë për diçka tjetër, kemi nevojë për një lojë tjetër. Torino luan njeri me tjetrin dhe ne do të duhet të përballemi me ta siç duhet”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/