Telegrafi

Allegri e konfirmon se ka refuzuar Realin dhe Chelsean

Massimiliano Allegri para ndeshjes ndaj Interit (Foto: Getty Images)

Massimiliano Allegri e konfirmon se ai mund të merrte drejtimin e Real Madridit ose Chelseat, por vendosi të qëndrojë te Juventusit.

Tekniku italian tregoi se nuk ishte i interesuar për aventurë të re pasi dëshiron triumfe me Zonjën e Vjetër.

“Le të themi se i kam thënë po Juventusit”, ka thënë Allgeri për Sky.

Allegri dhe Zidane (Foto: Getty Images)

“Kam folur me Florentino Prezin një herë dhe i thash që për respektin që kam për presidentin Andrea Agnelli, të cilit ia ka dhënë fjalën, unë do qëndroja te Juventusi”.

“Ishte një vendim që tashmë e kisha marrë, e respektova fjalën që kisha dhënë, pa marrë parasysh opsionet tjera”.

Lexo po ashtu Nëse Higuain largohet, Allegri kërkon Moratan ose Martialin

“Duhet të falënderoj presidentin e Real Madridit që më dha shansin”.

“Chelsea? Le të themi që vendimi për të qëndruar te Juventusi tashmë ishte marrë dhe falënderojë ata që më kërkuan”, ka shtuar Allegri. /Telegrafi/