Site icon Telegrafi

Allegri: Dua së paku finalen, Milani nuk dorëzohet lehtë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Milanit me rezultat 2-1 në çerekfinale të Kupën e Italisë.

Tekniku italian ka thënë se ishte një paraqitje e mirë nga Zonja e Vjetër dhe shpreson që këtë vit të kualifikohen së paku në finale, pse jo dhe ta fitojnë.

“Nuk do të thosha se vuajtëm në pjesën e dytë. E dimë nga shumë ndeshje këtë sezon se Milani nuk dorëzohet, pa marrë parasysh rezultatin ata vazhdojnë të luajnë futbollin e tyre”.

“Kemi fituar Kupën e Italisë në dy vitet e fundit dhe shpresoj që këtë herë së paku të shkojmë në finale”.

“Komplimente lojtarëve, kanë bërë paraqitje të mirë”, ka thënë Allegri për Rai Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version