Telegrafi

Allegri: Bonucci nuk iku për fajin tim

Në ditën e ditëlindjes së tij të 50-të, Massimiliano Allegri u rrëfye në një intervistë për Premium Sport, duke folur edhe për largimin e Leonardo Bonuccit.

Një nga temat më interesante që u prekën nga trajneri i Juventusit ishte sigurisht lamtumira e Leonardo Bonucci, i cili u transferua këtë verë te Milani.

“Më erdhi shumë keq sepse Leo do të ishte kapiteni i ardhshëm i Juventusit. Do të ishte njeriu i duhur në dhomat e zhveshjes për të transmetuar ADN-në bardhezi”.

“Por, bëri zgjedhjen e tij dhe për këtë nuk ka faj askush. Nuk ka faj ai, nuk ka faj shoqëria dhe nuk ka faj as trajneri”, tha Allegri.

Bonucci u largua për 42 milionë euro te Milani dhe një pagë prej 7 milionë euro në sezon. /Telegrafi/