Site icon Telegrafi

Alibeaj: PD nuk do të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se PD nuk do të marrë pjesë nesër në votimin për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një komunikim me gazetarët, Alibeaj tha se procesi i zgjedhjes së Presidentit është problematik në thelb.

“Qëndrimi ynë është logjik, koherent. I kemi bërë të gjitha shërbimet ndaj Kushtetutës edhe shërbimet politike, kështu që nesër nuk ka asnjë sens që Partia Demokratike të marrë pjesë në procesin e votimit. Do të ishte një proces thjesht dhe vetëm do të legjitimonte kapjen e një tjetër institucioni nga ana e mazhorancës, nga ana e Edi Ramës. Kështu nuk është një proces normal, të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha ai.

Lexo po ashtu Nga Fatos Nano tek Majlinda Bregu, emrat më të përfolur për Presidentin e ri të Shqipërisë

Alibeaj shtoi se, ajo që unë kam thënë në fillim u provua se Rama nuk kishte kurrsesi asnjë lloj synimi për t’u dhënë shqiptarëve atë çfarë shqiptarët meritojnë dhe Kushtetuta u ofron një president të të gjitha palëve, të gjithë qytetarëve, përfaqësues i unitetit, i veshur i armatosur me imunitetin politik që do të duhet të këtë që nesër të ushtrojë në mënyrë të qetë detyrën presidenciale.

“Unë mendoj se procesi për zgjedhjen e Presidenti është proces që vetëm nga ne nuk u bojkotua. Jo, ishim ne që ofruam rregullat, procedura, madje shkuam deri te procesi i identifikimit të vota dhe në atë moment ju e patë shumë mirë se kush ishte qëndrimi i mazhorancës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version