Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal janë pezulluar nga ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit.
Dy kilianët kanë marrë numrin e caktuar të kartonëve të kuq që aktivizojnë suspendimin automatik, ashtu që do të mungojnë në udhëtimin e të martës mbrëma në Allianz Stadium.
Në ndërkohë, në dispozicion të Antonio Contes janë Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, të cilët munguan në sfidën e parë.
https://youtu.be/e3GwOiPF-s8
Juventusi fitoi me rezultat 2-1 në sfidën e parë në Giuseppe Meazza falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos.
Zonja e Vjetër ka një epërsi të konsiderueshme para ndeshjes së kthimit, të cilën e zhvillon në stadiumin e vet. /Telegrafi/