Telegrafi

Alexander-Arnold nuk ia del, humb pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një lajm të rëndë para nisjes së Kampionatit Evropian.

Ylli i madh i ‘Tre luanëve’, Trent Alexander Arnold u lëndua ditë më parë dhe nuk do të marrë pjesë në evropian.

Mbrojtësi i djathtë u lëndua në sfidën miqësore ndaj Austrisë dhe lëndimi i tij është më i rëndë se që u parapa fillimisht.

Kësisoj mbrojtësi i Liverpoolit nuk do të mund të merr pjesë në evropian dhe tanimë kjo është konfirmuar në Angli.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka marrë kësisoj një lajm të rëndë para nisjes së evropianit.

Në vend të anësorit të Liverpoolit pritet të ftohet një tjetër futbollist, derisa pesë të tillë janë në pritje të një ftese nga Southgate.

Jesse Lingard, James Ward-Prowse, Ben Godfrey, Ben White dhe Ollie Watkins mund të jetë njëri nga ta i ftuar. /Telegrafi/