Trent Alexander-Arnold raportohet se ka bërë dy kërkesa në drejtim të Liverpoolit, në mënyrë që ai të refuzojë kalimin tek Real Madridi këtë verë.
26-vjeçari do të mbetet pa kontratë në verë dhe e ardhmja e tij është bërë temë diskutimi gjatë afatit kalimtar të janarit.
The Times kishte raportuar në prag të Krishtlindjeve se Liverpooli ka refuzuar një ofertë të Real Madridit për Alexander-Arnold, me kampionin në fuqi të Evropës që besohet se kishte ofruar 20 milionë euro për shërbimet e tij.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, Alexander-Arnold ka bërë dy kërkesa ndaj drejtuesve të klubit, në mënyrë që ta konsiderojë zgjatjen e kontratës.
“Kam dëgjuar se, ani pse Trent nuk është i hapur për një largim në mes të sezonit, çfarë ai po kërkon nga Liverpooli është se në rast se ai rinovon, të jetë një kontratë tri vjeçare minimum. Dhe në një të ardhme të afërt, të jetë kapiten i klubit”.
“Por deri më tani, çfarë mund të them është se Liverpooli ka më shumë besim që Van Dijk dhe Salah mund të qëndrojnë, teksa situata e Alexander-Arnold mbetet e hapur për momentin”, ka thënë gazetari anglez.
The Athletic kishte raportuar muajin e kaluar se Liverpooli i ka ofruar kontrata të reja treshes Alexander-Arnold, Van Dijk dhe Salah, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë zhvillim sa i përket situatave të secilit prej tyre./Telegrafi/