Jadon Sancho është pranë rikthimit në vendlindje, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.
Ylli i madh anglez ka tri vite që është pjesë e Borussia Dortmunit, kur iu bashkua klubit gjerman nga të rinjtë e Manchester Cityt.
Vlera e Sanchos është ngritur ndjeshëm dhe tani anësori anglez vlen rreth 130 milionë euro, pasi kjo është shuma që Dortmundi e kërkon për ta lënë të lirë.
Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë tri skuadrat angleze që e duan me ngulm transferimin e anglezit në verë.
Pas sulmuesit të Chelseat, Caullm Hudson-Odoi, tani edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka ftuar Sanchon t’i bashkohet skuadrës së tij.
“Nëse Sancho do të transferohej te Liverpooli, skuadra jonë do të bëhej edhe më e mirë”, tha Trent gjatë një bisede Live në Instagram.
“Unë do të isha shumë i lumtur nëse do të luaja te Liverpooli me të, pasi të njëjtën gjë e bëjmë edhe në Angli”.
“Jadon është një talent shumë i veçantë dhe e dua në Anfield”, ka deklaruar Trent Alexander-Arnold.
Mbetet të shihet se cila skuadër angleze do të fitojë garën për Sanchon, lojtar që pritet të rikthehet në vendlindje pas tri viteve shkëlqim në Bundesliga. /Telegrafi/