Telegrafi

Albin Kurti shpreson që Vjosa Osmanit do t’ia sigurojë votat për presidente nga pakicat jo serbe dhe partitë tjera

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se si do t’i sigurojë votat tjera për ta bërë Vjosa Osmanin presidente nëse LVV nuk fiton më shumë se 60 deputet.

“Nëse nuk kemi më shumë se 61 deputetë besoj se pakicat jo serbe dhe deputetë të partive tjera do të dëshirojnë të bashkëpunojnë me neve sepse vullneti i popullit do të jetë i jashtëzakonshëm, pastaj edhe partitë tjera nuk besoj se kanë interes për të shkuar në zgjedhje”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Kurti ka thënë se do të ketë deputetë që do ta kuptojnë se në Kosovë u hap një kapitull i ri.

“Deputetët duhet të qëndrojnë në sallë sepse ndryshe do të duhet të shkojmë në fushatë zgjedhore përsëri”.

Ai ka thënë se negociatat për koalicione kanë përfunduar./Telegrafi/