Site icon Telegrafi

Albert Krasniqi tregon se sa deputetë nënshkruhen vetëm për mëditje (Video)

Janë 130 ligje të cilat duhet të miratohen gjatë këtij vitit në Kuvend, kurse deri më tani janë përmbushur vetëm 19 për qind e këtij plani, apo 25 prej tyre, duke përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Albert Krasniqi, monitorues i Kuvendit nga KDI, ka deklaruar në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, se Kuvendi i Kosovës ka deputetë shumë të përgjegjshëm që i lexojnë të gjitha materialet dhe e kanë marrë me përgjegjësi mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, por shumica prej tyre nuk e dinë rëndësinë e postit të deputetit dhe çfarë ata përfaqësojnë në atë institucion.

“Në bazë të vlerësimeve që ne kemi bërë, del se në një seancë plenare 19 deputetë janë nënshkruar sa për të marrë mëditje, ndërsa janë katër deputetë të cilët kanë marrë pjesë në të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai thotë se Kuvendi i Kosovës nuk e ka një plan të punës se si të vazhdojë aktivitetin në sesionin vjeshtor, përkundër që e ka obligim me rregulloren e punës. /Tribuna/

Exit mobile version