9 vjeçarja, Alba Dauti është mysafirja jonë e rradhës në emisionin TMkids në portalin Telegrafi Maqedoni.
Një vajzë e sjellshme, energjike, me mendime origjinale dhe tepër bashkëpunuese.
Alba rrëfeu shumëçka interesante nga jeta e saj, nisur nga tregimet e shkollës si një nxënëse shembullore e deri tek përditshmëria.
E përkushtuar në mësime, mirëpo rreth saj shumë pasione, nisur nga moda, grimi, sporti si dhe aktivitete të tjera më të cilat ajo kalon kohën e lirë.
Alba tha se gjithmonë i pëlqen të vishet bukur, madje stili i saj i veshjes është totalisht shija e saj, sepse nuk lejonte që t’i përzihet dikush tjetër.
I pëlqen shëtitjet sepse njoftohet me kultura të reja dhe shikon gjëra interesante, teksa potencoi se vizita e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte ndër perjetimet më të mira, shkaku që atje kishte festuar dhe ditëlindjen e nëntë dhe kishte vizituar shumë vende unike.
I pëlqen të bëhët mjeke e të shërojë njerëzit, e ndërsa po të ishte kryetare e shtetit tha se do të realizonte projekte në shërbim të qytetarëve e sidomos në shërbim të fëmijeve.
Shumëçka interesante e për të mos u humbur na rrëfeu Alba, ndaj tregimin e plotë të saj mund ta ndiqni në videon e poshtë vendosur. /Telegrafi