Klubi italian, Napoli ka vendosur të ulë çmimin e tyre të kërkuar për mesfushorin spanjoll, Fabian Ruiz.
Mesfushori i Spanjës ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit pas transferimit të tij nga Real Betisi te Napoli.
Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme kanë bërë që Ruiz të lidhet me një transferim te Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich, Manchester City dhe Liverpooli.
Klubi italian ishte i hapur për shitjen e lojtarit, por kërkonte 80 milionë euro për shërbimet e tij.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Napoli ka ulur çmimin e kërkuar për Ruiz në 52 milionë funte apo 60 milionë euro.
Ky medium italian shton se ulja e çmimit nga klubi napolitan erdhi për shkak të kufizimeve financiare të shkaktuara nga coronavirusi. /Telegrafi/