Telegrafi

Alan Shearer parashikon fituesin e Ligës Premier për edicionin 2020/21

Alan Shearer është i bindur se Liverpooli ose Manchester City do të fitojnë Ligën Premier edhe pse po rivalizohen në këtë fillim edicion nga Tottenhami, Leciesteri dhe Chelsea.

Dhelprat nën urdhrat e Brendan Rodgers kanë fituar tri takimet e fundit, për t’u bërë lider në ligë, para pushimit për shkak të ndeshjeve që i zhvillojnë kombëtaret.

Leicesteri është një pikë para Tottenhamit të Jose Mourinhos, sa ka edhe Liverpooli, derisa Southamptoni dhe Chelsea janë lartë në tabelë.

Manchester City, që ka fituar Ligën Premier në edicionet 2017/2018 dhe 2018/2019, janë aktualisht në vendin e 11-të, derisa barazuan 1-1 me Liverpoolin në ndeshjen e fundit.

Në një opinion të publikuar në BBC Sport, Shearer ka thënë se ai e sheh si kampion Liverpoolin ose Cityn.

“Ende e shoh Liverpoolin dhe Manchester Cityn si dy skuadrat më të mira në Ligën Premier, njëri nga ta do e fitojë titullin në ligë, por Leicesteri dhe Tottenhami mund të kenë diçka për të ofruar”, ka thënë ai.

“Southamptoni ka kaluar po ashtu një kohë në krye të tabelës, mirëpo nuk kanë kapacitete për të përballuar kundërshtarët e mëdhenj”.

“Liverpooli dhe City kanë skuadër të frikshme dhe nuk mendoj se ka ndonjë skuadër që mund t’i rivalizojë për titull, pra gara është mes këtyre dyjave”.

“Sado që Chelsea, Manchester United, Arsenali, përpiqen – ende janë larg formës së lartë”, ka shtuar më tej legjenda e Newcastles.

Chelsea ka bërë në këtë verë top transferime, mirëpo ekipi i Frank Lampardit ka filluar të kombinohen dhe mund të jetë kampion i Ligës Premier. /Telegrafi/