Telegrafi

Alaba vë në alarm klubet e interesuara, konfirmon largimin nga Bayerni

(Foto: Twitter/FC Bayern English)

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, ka konfirmuar se do të largohet nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata me bavarezët.

Vendimin e tij e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp, ndërkohë që nuk ka treguar se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm.

“Kam vendosur të largohem nga Bayerni në fund të këtij sezoni dhe të provoj diçka të re. Padyshim që nuk ishte një vendim i lehtë – jam këtu qe 13 vite dhe ky klub ka shumë vlerë për mua”.

Lexo po ashtu Alaba është opsioni parë për zëvendësimin e Ramos, por kërkesat e tij janë marramendëse

“Akoma nuk kam vendosur se ku do të shkoj më pas”, citon faqja e Bayernit fjalët e qendërmbrojtësit austriak.

Ai ka thënë se të gjithë te klubi ishin përpjekur që ta bindnin të qëndronte dhe e ka quajtur Bayernin një familje. /Telegrafi/