Sipas raportimeve të mediave, Al-Nassr ka ndaluar negociatat për portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny, me të cilin marrëveshja dukej afër.
Dukej se ishte shumë afër të ndodhte një ribashkim mes polakur dhe ish-bashkëlojtarit të tij në Juventus, Cristiano Ronaldo.
Besohej se ata ishin në prag të marrëveshjes për një kontratë dyvjeçare me pagë 19 milionë euro në sezon, ku Juventusi do të fitonte rreth 4 deri në 5 milionë euro.
Sipas Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, ka ‘probleme’ mes klubeve dhe negociatat kanë ndaluar.
Footmercato shkruan se kjo është për shkak të një mosmarrëveshjeje brenda kampit të Al-Nassr midis drejtorit Guido Fienga dhe drejtuesve të tjerë të klubit të Pro League Saudite, të cilët do të preferonin një profil të ndryshëm nga Szczesny.
🚨❗️ Understand there are now issues for Wojciech Szczesny’s move to Al Nassr from Juventus.
After advanced negotiations in the recent days, there are problems between clubs and the deal could be in danger.
Szczesny to Al Nassr, currently on stand-by. pic.twitter.com/mkm1zUaGpl
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 12, 2024
Kjo mund të krijojë një problem të madh për Juventusin, pasi trajneri i ri Thiago Motta nuk e sheh Szczesny në planet e tij dhe tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 18 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse me portierin e Monzas, Michele Di Gregorio. /Telegrafi/