Al-Hilal ka njoftuar para disa ditësh ndërprerjen e kontratës së Neymar, duke e lejuar brazilianin të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë Santos.
Me largimin e Neymar duke çliruar fonde të konsiderueshme, klubi saudit tani po fokusohet në zëvendësime të profilit të lartë për të mbushur boshllëkun e lënë nga sulmuesi.
Sipas mediumit Fichajes, Al-Hilal ka identifikuar tre objektiva kryesorë: yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, atë të Barcelonës, Raphinha dhe mesfushorin sulmues të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
🚨 Al Hilal are looking at signing Raphinha, Bernardo Silva and Mohamed Salah as Neymar replacements.
(Source: Fichajes) pic.twitter.com/tLzcZkm6KD
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 30, 2025
Klubi kampion i Arabisë Saudite është i vendosur të bëjë realitet njërin nënshkrim për të forcuar skuadrën e tyre.
Raportet e mëparshme treguan se Salah është prioriteti kryesor i Al-Hilal, me ekipin saudit që synon të sigurojë nënshkrimin e tij përpara Kupës së Botës për Klube.
Kjo jo vetëm që do të përmirësonte skuadrën e tyre, por gjithashtu do të rriste tregtueshmërinë e tyre në shkallë globale. /Telegrafi/