Site icon Telegrafi

Al-Hilal përfshihet në garën për shërbimet e Dzekos

(Foto: Getty Images)

Fenerbahce është duke bërë përpjekje të mëdha për transferimin e veteranit boshnjak, Edin Dzeko, mirëpo përballet me konkurrencë të madhe nga Al-Hilal.

37-vjeçarit i skadon kontrata me Interin në fund të këtij muaji dhe sipas Tuttomercatoweb, klubi turk dhe agjenti i tij i kanë intensifikuar bisedimet, aq sa Alessandro Lucci ka udhëtuar drejt Turqisë për bisedime ballë për ballë.

Bisedimet me Nerazzurrët për vazhdimin e kontratës (që skadon më 30 qershor) nuk kanë qenë produktive, ashtu që sulmuesi pritet të largohet si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Fenerbahce në kërkim te Dzekos

Fenerbahce i ofron kontratë dyvjeçare me stabilitet dukshëm më të mirë se Interi. Porse në garë është përfshirë edhe Al-Hilal që nuk ka dyshim se do t’i ofrojë pagë shumë më të lartë.

Me kalimin e Cristiano Ronaldos në futbollin saudit (te Al Nassr) tashmë po shndërrohet në trend kalimi i emrave të njohur të futbollit në Saudi Pro League. /Telegrafi/

Exit mobile version