Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pas deklarimeve të tij se opozita po koordinohet me Serbinë.
Teksa ka kritikuar partitë opozitare për deklaratat e tyre rreth Asociacionit, Bislimi ka thënë se ka disa shembuj që ato janë në një vijë me Serbinë.
Çitaku një gjë të tillë e ka quajtur spekulim dhe shpifje.
Ajo tutje ka thënë se “vartësit e kryeministrit vazhdojnë të sillen si opozitarë të papërgjegjshëm”.
“Dje njëri nga ta mes shumë spekulimesh dhe të pavërtetash, paska akuzuar opozitën për koordinim me Serbinë. Sinqerisht, në cilin planet po jetojnë?”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ajo ka shtuar se “në mungesë totale të rezultateve në qeverisje, eksponentët e VV janë kthyer në habitatin e tyre më komod; në llumin e shpifjeve”.
“Të nderuar, gjatë qeverisjes suaj rritje kanë shënuar vetëm pabarazia, inflacioni, migrimi dhe asociacioni. Të mjerë”, është shprehur zyrtarja e PDK-së. /Telegrafi/